Muhammad Sabzawariu transmeton se Imam Aliu (as) ka thënë: „Kush dëshiron të dijë se çfarë pozite ka ai te Allahu, duhet të shikojë se çfarë pozite ka Allahu te ai. Gjithkujt i eshte dhene per te zgjedhur dy çeshtje: çështja e kësaj dynjaje dhe çështja e Jetës Tjetër. Ai që zgjedh çështjen e Jetës Tjetër ndaj kësaj jete, atë e do Allahu. Ai që zgjedh çështjen e kësaj jete ndaj Jetës Tjetër, ai nuk do të ketë pozitë te Allahu.“ Imam Sadiku (as) ka thënë: „Zemra është vendi i shenjtë i Allahut, prandaj mos vendos askënd tjetër në të përveç Allahun.“ [Al-Bihar nga Al-Maxhlisi, Vëllim 67, Faqe 25, Hadith 27]

محمد السبزواري في جامع الأخبار أو المعارج عن علي بن أبي طالب عليهما السلام قال: من أحب أن يعلم كيف منزلته عند الله فلينظر كيف منزلة الله عنده فان كل من خير له أمران أمر الدنيا وأمر الآخرة فاختار أمر الآخرة على الدنيا فذلك الذي يحب الله ومن اختار أمر الدنيا فذلك الذي لا منزلة لله عنده وقال الصادق عليه السلام: القلب حرم الله فلا تسكن حرم الله غير الله

Muhammad Ibn Sinani transmeton, se Mufaddal Ibn Umeri ka thënë: „Unë e pyeta Abu Abdillah (As-Sadiq) për dashurinë. Ai tha: »Zemrat që janë të zbrazëta ndaj përkujtimit (përmendjes) së Allahut, atëherë Allahu i bëri ata që të shijojnë dashurinë për dikënd tjetër përveç Tij.«” [Al-Bihar von Al-Maxhlisi, Vëllim 70, Faqe 158, Hadith 1]

محمد بن علي بن الحسين عن محمد بن الحسن بن الوليد عن الحسن بن متيل عن ابن أبي الخطاب عن محمد بن سنان عن المفضل بن عمر رضي الله عنه قال: سألت أبا عبد الله عليه السلام عن العشق قال: قلوب خلت عن ذكر الله، فأذاقها الله حب غيره

Leave a Reply