Arsyeja për mrekullitë

Ebu Basīri e pyeti Imam Sadikun (as): „Pse Allahu ia dha profetëve të Tij, të dërguarve të Tij dhe juve mrekullinë?” Ai tha: „Që të jetë treguese e vërtetësisë së atij që e ka bërë mrekullinë. Mrekullia është një shenjë e Allahut, të cilën Ai nuk ia jep askujt, përveçse profetëve të Tij, të dërguarve të Tij dhe argumteve të Tij, në mënyrë që vërtetësia e të vërtetit të njihet nga gënjeshtra e gënjeshtarit.” [Ilalu Esh Shera’iu nga As-Saduk, Vëllim 1, Kapitull 100, Hadith 1]

حدثنا علي بن احمد قال حدثنا محمد بن أبى عبد الله عن موسى بن عمران عن عمه، عن علي بن أبى حمزة، عن أبى بصير قال: قلت لابي عبد الله ” ع ” لاي علة اعطى الله عزوجل أنبيائه ورسله وأعطاكم المعجزة؟ فقال: ليكون دليلا على صدق من أتى به والمعجزة علامة لله لا يعطيها إلا أنبيائه ورسله وحججه ليعرف به صدق الصادق من كذب الكاذب.

Leave a Reply