Varfëria me familjen Muhamedit është më e mirë se pasuria me të tjerët

Imam Sadiku (a.) ka thënë: „Varfëria me ne është më e mirë se pasuria me të tjerët dhe vrasja me ne është më mirë sesa jeta me të tjerët.“ [Mizan-ul-Hikmah, Vëllim 3, Faqe 2445 – 2446]

الفقر معنا خير من الغنى مع غيرنا، والقتل معنا خير من الحياة مع غيرنا

Fudejl ibn Jesari transmeton nga Abu Xhaferi (a.) se ka thënë: „Askush nga ju nuk do ta arrijë të vërtetën e besimit derisa te ai të gjenden tri cilësi: Vdekja të jetë më e dashur për të se jeta. Varfëria të jetë për të më e dashur për të sesa pasuria. Sëmundja të jetë më e dashur për të sesa shëndeti.“ Ne thamë: „E kush është kështu?“ Ai tha: „Të gjithë ju.“ Pastaj ai tha: „Cila është më e dashur për njërin nga ju të vdesë me dashurinë tonë apo të jetojë me urrejtjen tonë?“ Ne thamë: „Betohemi në Allahun, të vdesim me dashurinë për ju është më e dashur për ne.“ Ai tha: „E njëjta gjë është për varfërinë, për pasurinë, për sëmundjen dhe për shëndetin.“ Unë (transmetuesi) thashë: „Po, pasha Zotin (të drejtën ke thënë)“ [Maani al-Akhbar nga Saduk, Faqe 189]

‎فضيل بن يسار، عن أبي جعفر عليه السلام قال: لا يبلغ أحدكم حقيقة الايمان حتى يكون فيه ثلاث خصال حتى يكون الموت أحب إليه من الحياة، والفقر أحب إليه من الغنى، والمرض أحب إليه من الصحة. قلنا: ومن يكون كذلك؟ قال: كلكم، ثم قال: أيما أحب إلى أحدكم يموت في حبنا أو يعيش في بغضنا؟ فقلت: نموت والله في حبكم أحب إلينا. قال: و كذلك الفقر والغنى والمرض والصحة. قلت: إي والله

Leave the first comment