Iblisi nuk mund t’i mashtrojë pesë lloje njerëzish

Ahmad ibn Harun Al-Famij transmeton se Muhamed ibn Xhafer ibn Bat’tat transmeton nga Ahmad ibn Aba Abdullah Al-Barkij, nga babait të tij, nga Safvan ibn Jahja i cili transmeton nga Aba Abdillah as-Sadik (a.): „Iblisi (Dreqi i mallkuar) thotë se ka pesë lloje njerëzish të cilët ai nuk mund t’i mashtrojë ndërsa ka kontroll të plotë mbi të tjerët. Lloji i parë janë ata që me nijet të sinqertë strehohen te Zoti dhe mbështeten tek Ai në të gjitha punët e tyre. Lloji i dytë janë ata që e lartësojnë shpesh Allahun, gjatë ditës dhe natës. Lloji i tretë janë ata që duan për vëllezërit e tyre besimtarë gjithçka që duan për veten e tyre. Lloji i katërt janë ata që nuk e humbin qetësinë në kohë fatkeqësish. Lloji i pestë janë ata që janë të kënaqur me atë që Allahu u ka dhënë dhe nuk brengosen për rriskun (furnizimin) e tij.“ [Al-Khisal nga Saduk, Faqe 285, Hadith 37]

حدثنا أحمد بن هارون الفامي رضي الله عنه قال: حدثنا محمد بن جعفر ابن بطة قال: حدثنا أحمد بن أبي عبد الله البرقي، عن أبيه، عن صفوان بن يحيى يرفعه إلى أبي عبد الله عليه السلام أنه قال: قال إبليس: خمسة [أشياء] ليس لي فيهن حيلة وسائر الناس في قبضتي: من اعتصم بالله عن نية صادقة واتكل عليه في جميع اموره، ومن كثر تسبيحه في ليله ونهاره، ومن رضي لاخيه المؤمن بما يرضاه لنفسه، ومن لم يجزع على المصيبة حين تصيبه، ومن رضي بما قسم الله له ولم يهتم لرزقه

Leave the first comment