Mos ki turp të kërkosh ndihmë nga Imami

Is’haku ka thënë se mua më ka biseduar Ebu Hashim el-Xha’ferij dhe më ka thënë: „Unë iu ankova Ebu Muhamed (Imam Hasan Askeriut) për ngushtinë e burgut dhe për peshën e rëndë të prangave. Ai më shkroi mua dhe mu përgjigj: »Sot ti do ta falësh namazin e drekës në shtëpinë tënde.« Më pas më liruan (nga burgu) në kohën e namazit të drekës dhe e fala namazin në shtëpinë time siç më tha Imami (a.). Unë isha ngushtë ekonomikisht dhe dëshiroja t’i shkruaja atij (Imamit) dhe t’i kërkoja disa dinarë por më erdhi turp. Kur nisa të shkoj në shtëpinë time, Imami (a.) më dërgoi njëqind dinarë dhe më shkroi duke më thënë: »Nëse ke nevojë për ndonjë gjë, mos ki turp dhe mos u vë në siklet, por thuaje nevojën që ke, sepse me lejen e Allahut do të gjesh atë që dëshiron.«“ [Al-Kafi nga Al-Kulaini,Vëllim 1, Faqe 503]

إِسْحَاقُ قَالَ حَدَّثَنِي أَبُو هَاشِمٍ الْجَعْفَرِيُّ قَالَ شَكَوْتُ إِلَى أَبِي مُحَمَّدٍ (عَلَيْهِ السَّلام) ضِيقَ الْحَبْسِ وَكَتَلَ الْقَيْدِ فَكَتَبَ إِلَيَّ أَنْتَ تُصَلِّي الْيَوْمَالظُّهْرَ فِي مَنْزِلِكَ فَأُخْرِجْتُ فِي وَقْتِ الظُّهْرِ فَصَلَّيْتُ فِي مَنْزِلِي كَمَا قَالَ (عَلَيْهِ السَّلام) وَكُنْتُ مُضَيَّقاً فَأَرَدْتُ أَنْ أَطْلُبَ مِنْهُ دَنَانِيرَ فِي الْكِتَابِفَاسْتَحْيَيْتُ فَلَمَّا صِرْتُ إِلَى مَنْزِلِي وَجَّهَ إِلَيَّ بِمِائَةِ دِينَارٍ وَكَتَبَ إِلَيَّ إِذَا كَانَتْ لَكَ حَاجَةٌ فَلا تَسْتَحْيِ وَلا تَحْتَشِمْ وَاطْلُبْهَا فَإِنَّكَ تَرَى مَا تُحِبُّ إِنْشَاءَ الله.

Leave a Reply