Ngushëllim për Imam Husejnin (as)

Alkamatu transmeton nga Imam Al-Bakir (as) se ka thënë: Duhet të vajtojë dhe të qajë për Husejnin (as) dhe të urdhërojë ata që janë ne shtëpinë e tij, ne qoftë që nuk ka asgjë për të pasur frikë, që të qajë dhe të bëjë të dukshme në shtëpinë e tij fatkeqësinë me vajtime për të dhe të ngushëllojnë njëri-tjetrin për fatkeqësinë e Husejnit (as). Nëse ata do të veprojnë këtë unë ua siguroj atyre, dhe betohem në Zot, shpërblimin e plotë të një mijë peligrinazheve të madhe dhe të vogla dhe një mijë betejave (në anën e Muhamedit).” Unë i thashë: „Ju i siguroni dhe i garantoni atë?” Ai tha: „Unë e siguroj dhe e garantoj atë për ate që e bëri këtë.” Unë i thashë: „Si t’ia shprehin ngushëllimet njëri-tjetrit?” Ai tha: „Të thonë: O Zot Madhështoje shpërblimin tonë përmes Husejnit të prekur nga tragjedia dhe na bëj neve që të jemi nga ata që kërkojnë hakmarrje me të afërmin (Wali) e Tij dhe Imam Al-Mehdiun (as) prej familjes së Muhamedit (sa). Nëse je në gjendje që të mos përmbushës asnjë nevojë në ditën tënde, atëherë bëje atë, sepse ajo është një ditë tragjike dhe e ndjejmë se nevoja e një besimtari nuk plotësohet e nëse plotësohet ajo nuk ka bereqet, as nuk është e kënaqur dhe kur ajo është e kënaqur, atëherë ai nuk gjen bekim. Askush nga ju nuk duhet të grumbullojë asgjë për shtëpinë e tij në këtë ditë, sepse ai që grumbullon diçka në këtë ditë nuk gjen as bekim në vetvete, as për familjen e tij në atë që grumbulloi. Nëse ata e bëjnë këtë, atëherë Zoti do t’u japë atyre një shpërblim të një mijë peligrinazheve të madhe dhe të vogla dhe një mijë betejave me të Dërguarin dhe ai ka të drejtë në një shpërblim, si të gjithë profetët, të dërguarit, të vërtetët dhe dëshmorët që vdiqën ose u vranë që nga koha kur Zoti e krijoi këtë botë e deri sa të bëhet Kijameti.” [Wasa’il-ush-Shi’ah nga Al-Hurr Al-Amili, Vëllim 10, Faqe 398 – 399, Hadith 20]

محمد بن الحسن، في المصباح عن محمد بن إسماعيل، عن صالح بن عقبة عن أبيه، عن علقمة عن ابي جعفر الباقر عليه السلام قال: ثم ليندب الحسين عليه السلام ويبكيه، ويأمر من في داره ممن لا يتقيه بالبكاء عليه، ويقيم في داره المصيبة باظهار الجزع عليه، وليعز بعضهم بعضا بمصابهم بالحسين عليه السلام، وأنا ضامن لهم إذا فعلوا ذلك على الله عز وجل جميع ذلك يعني ثواب ألفي حجة، وألفي عمرة، وألفي غزوة، قلت: أنت الضامن لهم ذلك والزعيم قال: انا الضامن والزعيم لمن فعل ذلك, قلت: وكيف يعزي بعضنا بعضا قال: تقول: عظم الله أجورنا بمصابنا الحسين عليه السلام, وجعلنا وإياكم من الطالبين بثاره مع وليه والإمام المهدي من آل محمد وإن استطعت أن لا تنشر يومك في حاجة فافعل, فإنه يوم نحس لا تقضى فيه حاجة مؤمن, وإن قضيت لم يبارك له فيها , ولا يرى فيها رشدا, ولا يدخرن أحدكم لمنزله فيه شيئا, فمن ادخر في ذلك اليوم شيئا لم يبارك له فيما ادخر, ولم يبارك له في أهله, فإذا فعلوا ذلك كتب الله لهم ثواب ألف حجة وألف عمرة وألف غزوة مع رسول الله صلى الله عليه وآله وكان له كثواب كل نبي ورسول وصديق وشهيد مات أو قتل منذ خلق الله الدنيا إلى أن تقوم الساعة

Leave a Reply