Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor

Ebu El-Xharud transmeton nga Imam Bakiri (as), i cili për thënien e Allahut të Lartësuar: »Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor.« (33:4) transmeton nga Imam Ali ibn Ebi Talib (as) se ka thënë: „Dashuria për ne dhe dashuria për armiqtë tanë nuk bashkohen brenda një njeriu (në zemrën e tij). Vërtet që Allahu nuk ka vendosur dy zemra brenda një njeriu që ai të dojë këtë dhe të urrejë këtë. Përsa i përket atyre që na duan neve, dashuria e tyre për ne pastrohet njësoj si pastrohet floriri nga zjarri, në të cilin nuk mbetet asnjë papastërti. Kush tani dëshiron ta njohë dashurinë për ne, le të provojë zemrën e tij. Nëse dashurisë për ne i shoqëron dashurinë për armikun tonë, atëherë ai nuk është prej nesh dhe as ne nuk jemi prej tij. Allahu, Xhebraili dhe Mikaili janë armiqtë e tij. Allahu është armiku i mosbesimtarëve.“ [Bihar-ul-Anwar nga Al-Maxhlisi, Vëllim 31, Faqe 5]

أبو الجارود عن أبي جعفر (عليه السلام) – في قوله تعالى: (ما جعل الله لرجل من قلبين في جوفه) -: قال علي بن أبي طالب (عليه السلام): لا يجتمع حبنا وحب عدونا في جوف انسان. إن الله لم يجعل لرجل من قلبين في جوفه فيحب هذا ويبغض هذا، فأما محبنا فيخلص الحب لنا كما يخلص الذهب بالنار لا كدر فيه، فمن أراد أن يعلم حبنا فليمتحن قلبه، فإن شاركه في حبنا حب عدونا فليس منا ولسنا منه، والله عدوهم وجبرئيل وميكائيل، والله عدو للكافرين

Leave a Reply