Ata që pijnë pije dehëse janë qentë e xhehenemit që pinë baltë

Imam Aliu (as) ka transmetuar se Profeti Muhamed (sa) ka thënë: „Atij që pi (pije dehëse), nuk i pranohet asnjë namaz për dyzet ditë. Nëse vdes dhe në barkun e tij ka diçka nga ato (pije dehëse), është e drejta e Allahut që t’i japë me pi nga balta që të bën të çmendur dhe kjo është qelbi i banorëve të Zjarrit si dhe ajo që del nga organet seksuale e atyre që bëjnë kurvëri (zina). Të gjitha këto do të grumbullohen në një enë të Xhehenemit dhe prej saj do të pijnë banorët e Zjarrit. Kjo pije do t’a shkrijë ato që ndodhen në barqet e tyre dhe do t’ia shkrijë lëkurat e tyre.” [Bihar-ul-Anwar nga Al-Maxhlisi, Vëllim 73, Faqe 330, Hadith 1]

‎عن علي بن أبي طالب عليهما السلام عن النبي صلى الله عليه وآله قال: من شربها لم تقبل له صلاة أربعين يوما وإن مات وفي بطنه شئ من ذلك كان حقا على الله أن يسقيه من طينة خبال، وهو صديد أهل النار وما يخرج من فروج الزناة فيجتمع ذلك في قدور جهنم فيشربها أهل النار فيصهر به ما في بطونهم والجلود

Muhamed Sabzawariu ka transmetuar se Profeti Muhamed (sa) ka thënë: „Mos u shoqëroni (mos rrrini) me ata që pijnë pije dehëse. Mos i vizitoni të sëmurët e tyre. Mos shkoni te varrimet e tyre. Mos ia falni namazin të vdekurve të tyre sepse ata janë qentë e banorëve të Zjarrit siç thotë Allahu: »Rrini aty dhe asgjë mos flisni.«” (23:108) [Mustadrak-ul-Wasa’il nga An-Nuri, Vëllim 17, Faqe 53, Hadith 3]

‎محمد بن محمد السبزواري عن رسول الله صلى الله عليه وآله قال: لا تجالسوا مع شارب الخمر ولا تعودوا مرضاهم ولا تشيعوا جنازتهم ولا تصلوا على أمواتهم فإنهم كلاب أهل النار، كما قال الله عز وجل اخسئوا فيها ولا تكلمون

Leave the first comment