Asnjë robëri nuk është e denjë te Zoti, përveçse robërija përmes bindjes ndaj Muhamedit dhe familjes së tij

Imam Sadiku (as) ka thënë: E drejta e Allahut ndaj njerëzve është që ata t’i binden Atij dhe të zbatojnë urdhërat e Tij, si në kohën që Muhamedi është gjallë ashtu edhe pas vdekjes së tij. [Safinat-un-Naxhat nga Al-Kashani, Faqe 93]

‎عن أبي عبد الله الصادق عليه السلام أنه قال: إن لله على خلقه أن يطيعوه ويتبعوا أمره في حياة محمد وبعد موته

Imam Sadiku (as) ka thënë: Gjëja më e bukur është se asnjë krijesë nuk gjen denjësi te Zoti, përveç ne robëri ndaj nesh. [Al-Ikhtisas nga Al-Mufidi, Faqe 250]

أجمل الأمر ما استأهل خلق من الله النظر إليه إلا بالعبودية لنا

Imam Rida (as) ka thënë: O Ishak më kanë informuar se njerëzit thonë, që ne pretendojmë se njerëzit janë robërit tanë. Jo, pasha afërsinë time me të dërguarin e Allahut. Unë kurrë nuk e kam thënë këtë dhe kurrë nuk e kam dëgjuar diçka të tillë nga baballarët e mi që ata kanë thënë këtë dhe as nuk më ka ardhur ndonjë lajm nga baballarët e mi për këtë thënie. Unë them: Njerëzit janë robërit tanë për sa i përket bindjes dhe janë të afërmit tanë në fe. Kështu që të pranishmit të lajmërojnë ata që nuk janë të pranishëm. [Al-Kafi nga Al-Kulaini, Vëllim 1, Faqe 178]

يا إسحاق بلغني أن الناس يقولون: إنا نزعم أن الناس عبيد لنا، لا وقرابتي من رسول الله صلى الله عليه وآله ما قلته قط ولا سمعته من آبائي قاله ولا بلغني عن أحد من آبائي قاله، ولكني أقول: الناس عبيد لنا في الطاعة، موال لنا في الدين، فليبلغ الشاهد الغائب

Leave a Reply